Një grua u konfrontua me Policinë e vetme për të mbrojtur shtëpinë e saj që përmbaruesit dhe IKMT-ja janë duke shembur në këto momente në afërsi të Teatrit “Turbina” në Tiranë.
Prona me vendim gjykate duhet t’u kthehet ish-pronarëve, por banorët e saj kanë shpalosur dokumentat se ata janë që prej vitit 1953 banorë të saj dhe se ajo pronë është e shtetit, e sekuestruar prej tij që në vitin 1939. Ata akuzojnë shtetin se nuk po mbron pronën e tij, së pari dhe as ata.
Bashkëshori i gruas që u përball me policinë, i cili mban vajzën e vogël të tmerruar në krah, tha se banonte në truall prej 37 vjetësh, qëkurse kishte lindur.





