Të konsumosh makarona në darkë nuk është e dëmshme. Po flasim për zakone të rrënjosura, ku në përgjithësi 65% e makaronave konsumohen në vaktin e drekës, në mënyrë që në darkë të ushqehemi më lehtë për të ndikuar më mirë edhe në një gjumë më të rehatshëm. Por një studim i fundit mbi efektet e makaronave, nxjerr në pah një tjetër të vërtetë.
Në të rezulton se nëse ky ushqim i thjeshtë dhe i dashur për shumicën e popullsisë botërore, konsumohet në mbrëmje, ka efekte positive në organizëm, qetëson, nuk shëndosh dhe lehtëson gjumin.
Madje sipas studimit, nëse makaronat konsumohen në orët e fundit të ditës në ato raste kur vuajmë nga pagjumësia apo jemi të stresuar, përmirësion ndjeshëm gjendjen tonë, falë përbërësve si triptofani dhe vitaminat e grupit B.