Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, vizitoi në Spitalin e Fierit, punonjësin e FNSH-së të lënduar paraditen e sotme në protestë në vendin e quajtur "ETC" Fier. Efektivi u lëndua gjatë protestës së PD-së së Fierit kundër kryeministrit Edi Rama, i cili po organizonte një takim në kuadër të turit "Bashkia që duam".
Veliu u informua nga ekipi mjekësor se gjendja shëndetësore e punonjësit të Policisë është stabilizuar.
Drejtor Veliu i uroi shërim të shpejtë punonjësit të policisë, si dhe falënderoi ekipin mjekësor për gatishmërinë dhe kujdesin e treguar.





