Megjithëse kemi hyrë në stinën e pranverës, surprizat e motit nuk kanë të sosur.
Kështu, në datat 12-13 mars moti do të përkeqësohet dhe bregdeti do të përfshihet nga erëra me drejtim veri-lindje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort.
Drejtoria e përgjithshme Detare rekomandon të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetin në fushën e detarisë të marrin masat e duhura.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria e Pergjithshme Detare ndjek situatat detare cdo dite!
Pavarsisht ardhjes se stines se pranveres, me daten 12-13 Mars moti do te perkeqesohet. Bregdeti yne do te perfshihet nga era me drejtim veri lindje dhe forca e detit do te jete 7 shkalla Boufort. Me qellim parandalimin e cdo situate te papritur per shkak te kushteve atmosferike kerkojme bashkepunimin e te gjithe subjekteve qe ushtrojne veprimtari ne fushen e detarise, per te marre te gjitha masat e nevojshme per sigurimin e mjeteve ne port dhe rritje e gadishmerise se ekuipazhit ne mjetet lundruese.





