Drejtoresha e spitalit rajonal të Durrësit, Nadire Jani, ka postuar mbrëmjen e sotme në profilin e saj në Facebook, foto dhe një video nga festa e organizuar në ambientet spitalore me pacientet femra që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Në festë ka marrë pjesë edhe deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu, mjeke në profesion. Në fund, nuk mund të mungonte edhe një karafil i kuq, për secilën nga të sëmurat.

“Sot ne diten e 8 marsit, festes se nenave dhe motrave, bashke me dr. Klodiana Spahiu, deputeten e qarkut Durres, dr. Manjola Luzi, kaluam pak kohe me disa nga ato nena dhe motra qe po perballen çdo dite me ato semundje te renda, te egra qe rrezikojne çdo dite jetet e tyre, me problemet e perditeshme te tyre, per dhunen ndaj grave e çdo gje shqetesuese te tyre”,- shkruan drejtoresha Jani.