Carlo Ancelotti thumbon Thomas Tuchel. Ish trajneri i Paris Saint Germain aktualisht në stolin e Napolit pas fitores ndaj Salzburgut në Europa League, bëri një koment edhe pë elimininim e tuprshëm të skuadrës franceze ndaj Manchester United, duke vënë në shënjestër gjermanin Tuchel.
Ancelotti theksoi se po të ishte në vend të Tuchel do të jepte dorëheqjen menjëherë pas humbjes madje mund të shkonte edhe më larg. Kampionët e Ligue 1 shpërdoruan avantazhin e ndeshjes së parë, 2-0, pasi u mundën 3-1 në kthim dhe u eliminuan nga Manchester United në raundin e dytë të Champions-it.
I pyetur për eliminimin e parizienëve, që i ka drejtuar më parë, Ancelotti shprehu habinë e tij: “Ishte e pabesueshme. Po të kisha qenë në stolin e PSG, nuk e di se çfarë do të kisha bërë, ndoshta do të gjeja urën më të afërt dhe do të hidhesha poshtë”.
Ancelotti u shpreh kështu pas fitores 3-0 të Napolit ndaj Red Bull Salzburg, në ndeshjen e parë çerekfinale të “Europa League”, të enjten. Arkadiusz Milik, Fabian Ruiz dhe një autogol i Jerome Onguene e vënë Napolin në kontroll të plotë të këtij ballafaqimi, edhe pse dueti i qendrës së mbrojtjes, Kalidou Koulibaly dhe Nikola Maksimovic, do të humbasin ndeshjen e kthimit, për shkak të pezullimit.
Ancelotti tha: “Nuk jam i shqetësuar për mungesën e tyre, pasi kemi qëndra të tjera të besueshme. Më tepër më preokupon mungesa e ekuilibrit në fazat finale. Është një rezultat i mirë, kemi ende 90 minuta për të luajtur dhe nuk mund të bëjmë llogari. Ne i bëmë disa gjëra mirë, disa jo dhe aq mirë, ndaj duhet të punojmë për to”.





