Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës zgjodhi që Ditën e 8 Marsit ta kremtojë duke organizuar një seminar sensibilizues për figurën e gruas. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin personalitete nga bota akademike, arti, shoqëria civile, media dhe politika.

Fjal[n e hapjes e b[ri organizatorja Helena Halilaj e cila vuri n[ pah femr[n sot dhe si duhet t[ jet[ ajo. Ndërsa rektorja e UAMD-së, Kseanela Sotirofki, bëri thirrje për të drejta të barabarta mes gjinive

“Jemi në Ditën Ndërkombëtare të Gruas e asgjë tjetër nuk do të kishte më shumë kuptim, se sa thirrja e gjithëkohshme për të drejta të barabarta mes gjinive. Skeptikët, ata që gruas i japin vetëm një vend në kuzhinë, do të thoshin se kjo s’mund të arrihet kurrë. “Zonja e hekurt” Margareth Thatcher do ta kishte një përgjigje edhe për ta.“Çdo grua që arrin të kuptojë problemet dhe të merret me punët e shtëpisë, di të kuptojë edhe problemet e një shteti”.

Nga ana tjetër, Prof. Sotirofski theksoi që janë gratë ato që bëjnë sakrificat më të mëdha, lënë mënjanë ndjenjat dhe ëndrrat e tyre për të tjerët. "Është ky rezultati i fuqisë që e Mbinatyrshmja na ka falur. Gruaja është nënkresë për ëndrrat e të tjerëve", përfundoi ajo.

Të ftuarit sollën shembuj nga përditshmëria e tyre duke iu bërë thirrje vajzave studente dhe grave që ta shohin 8 marsin si një moment të madh reflektimi në mënyrë që të drejtat vetjake, shoqërore, ekonomike, kulturore e politike të gruas të forcohen.

Erisa Xhixho, Edlira Çepani treguan rolin e tyre në shoqëri, fuqizimin e gruas. Natasha Lako, një ish politikane, skenariste, poete i dha ngjyra të tjera eventit. Gëzim Tushi, Bledi Salaj, Arjeta Dhimo, Drita Avdyli, Anxhela Peza rrëfyen me shumë përvojë për hapat drejt suksesit.