Tashmë është kthyer në traditë aktiviteti i Drejtorisë Arsimore Rajonale Durrës për shpalljen e mësuesve më të mirë të vitit në të gjithë qarkun e  qytetit bregdetar, duke respektuar kështu figurën e lartë të përcjellësit të dijes te brezat e rinj.

Këtë vit, DAR Durrës ka shpërndarë 60 certifikata për mësuesit e përzgjedhur nga shkollat e tyre si të dalluar për vlerat dhe kontributin që kanë dhënë në fushën e arsimit.

Ndër 60 mësuesit e vlerësuar me certifikatë janë evidentuar 10 prej tyre si më të suksesshmit për vitin 2019, të cilët kanë shënuar arritje në misionin e tyre fisnik.

"DurrësLajm" publikon listën e 10 mësuesve më të mirë (si dhe të 60-ve të nderuar me certifikata):

  1. Fatbardha Kastrati – "Shaqe Mazreku", arsimi fillor
  2. Imer Ajazi – "Leonik Tomeo", lënda: Matematikë
  3. Mereme Rrustaj – "Qemal Mici", arsimi fillor
  4. Boris Facja – "Dom Nikoll Kaçorri", lënda: Gjerografi
  5. Valbona Çilingiri – "Olsi Lasko" part time, lënda: Anglisht
  6. Mirela Hoxha – "Kushtri i Lirisë", lënda: Anglisht
  7. Teuta Nishani – "Naim Frashëri", cikli i ulët
  8. Lindita Nerjaku – "Lidhja e Prizreni", lënda: Matematikë
  9. Brunilda Hilviu – "Dhosi Liperi Sukth, lënda: Histori
  10. Xhevdet Saliaj – "Neim Babameto", lënda: Histori-Gjeografi

G.D.