"Arrest me burg" për 54-vjeçarin Nesim Demollarin, i cili akuzohet për vrasjen e nënës së tij të moshuar në qytetin e Korçës. Demollari nuk pranoi krimin para Gjykatës ku dëshmoi se:
“Nuk janë të sakta çfarë tha prokurori. Mamanë e gjeta në korridor. E ushqeja unë. Bënte veprime të pandërgjegjshme. Me quante Goni jo Nesim. Dilte nga shtëpia vete, ishte me skleroze, binte dhe rrëzohej vetë. E gjeta midis banjos dhe korridorit të shtrirë. E çova në dhomë. I shërbej prej vitesh. Kishte renë nga divani në kokë. Dy ditë më parë vrau syrin. Nuk e kam vrarë,vdiq vetë. Pasi vdiq mora vëllane në tel.Kam punuar 20 vite në Greqi. Jam i pafajshëm. Të gjykohem i lirë. Dua të punoj se nuk kam të ardhura.”
Prokuroria kërkoi masën arrest me burg pasi ka prova që 54-vjeçari e ka dhunuar 80-vjeçaren derisa ajo humbi jetën. Para gjykatës dëshmuan edhe fqinjët e 54-vjeçarit, të cilët thanë se Demollari e rrahu nënën për 30 minuta.





