Vijon puna e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor janë shtuar kontrollet në kuadër të respektimit të rregullave, orientimin, këshillimin dhe ndërshkimin e drejtuesve të mjeteve nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi.
Gjatë 3 ditëve të fundit Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë nën efektin e pijeve alkoolike shtetasit:
D.K., 32 vjeç, banues në Shijak.
G.P., 36 vjeç , banues në Krujë.
K.B., 48 vjeç , banues në Durrës.
A.Sh.,37 vjeç , banues në Durrës.
A.M., 51 vjeç, banues në Durrës.
Si dhe shtetasin K.C.,31 vjeç , banues në Durrës , i pa pajisur me leje drejtimi.
Edhe në ditët në vijim do të intesifikohet puna me qëllim rritjen e sigurisë rrugore si dhe këshillimin dhe ndërshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor.





