Gjykata e Durrësit ka dënuar me 15 vite heqje lirie për stomatologen Olesia Duka, e cila iu ka marrë përmes mashtimit disa miliona euro biznesmenëve në Durrës dhe Tiranë.
Mësohet se Duka ka pranuar akuzat dhe për këtë i zbritet 1/3 e dënimit, pra 10 vite heqje lirie. Gjykata njohu edhe borxhet që stomatologia ju ka marrë biznesmenëve përmes mashtrimit.
1. Deklarimin fajtore të të pandehurës Olesia Agim Duka për kryerjen e veprës penale të "Mashtrimit" më shumë se një herë, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal, në dëm të viktimave të veprës penale G. L., E. Xh., E. L. e E. Sh. dhe dënimin e saj me 6 (gjashtë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtore të të pandehurës Olesia Agim Duka për kryerjen e veprës penale të "Mashtrimit" që ka sjellë pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, në dëm të viktimave të veprës penale, xxx SHPK, përfaqësuar nga shtetasi I. H., xxx SHPK përfaqësuar nga shtetasi I. D., M. H., A. S., D. K., V. H., L. V., R. Sh., F. M. e B. D. dhe dënimin e saj me 10 (dhjetë) vjet burgim.
3. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurës Olesia Agim Duka me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
4. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurës Olesia Agim Duka me 10 (dhjetë) vjet burgim, vuajtja e të cilit fillon të përllogaritet nga data e arrestimit të saj, datë 25.02.2018.





