Prokuroria e Tiranës ka apeluar sot vendimin Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila la të lirë Ervin Matën. Organi i akuzës ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje në “arrest me burg”.
Në 4 mars Gjykata e Tiranës caktoi masën e detyrimit për t’u paraqitur dy herë në muaj në Prokurori për 32-vjeçarin. Ai dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt, 4 tetorin e vitit të kaluar në zonën ish-bllokut në Tiranë.
Prokurorët e dosjes pritet të ankimojnë vendimi në Gjykatën e Apelit ku do kërkojnë arrest me burg për 32-vjeçarin. Mata u vetëdorëzua në 2 mars pas 5 muajsh arrati dhe gjatë marrjes në pyetje ka mohuar të ketë qëlluar apo të ketë nisur ai sherrin.





