Një makinë tip "Benz" është djegur rreth orës 04:25 të mëngjesit të sotëm në lagjen "Pavarësia" në qytetin e Vlorës. Mësohet se mjeti tip "Benz" me targa AA 928 TZ ka qenë i parkuar poshtë një pallati.
Menjëherë sapo është konstatuar zjarri, ekipet e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë neutralizuar flakët, pavarësisht se mjeti ishte shkrumbuar pothuajse plotësisht.
Pronari i mjeti është shtetasi me inciale L.B, por mësohet se makina përdorej nga bashkëshortja e tij M.B, punonjëse në Task-Forcën e Tatim-Taksave. Shtetasi L.B, ka thënë në polici se nuk ka konflikte me njeri.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





