Sipas MeteoAlb, masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë këtë të premte.

Për pasojë kthjellimet dhe vranësirat dominojnë motin në të gjithë Shqipërinë, më të dendura vranësirat paraqiten gjatë pjesës së dytë të ditës në zonat malore përgjatë, kufirit lindor.

Kjo situatë e motit do të mbetet prezente gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në të dy ekstremet ditore duke luhatur vlerat termike nga 3°C deri në 23°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi jugperendimor, ndërsa në det dallgëzim do të ngjitet deri në 4 ballë.