Dega e Doganes Durrës njofton se në datat 8 dhe 12 prill do të zhvillojë dy ankande publike për të shitur mallrat e konfiskuara.

Dogana e qytetit bregdetar fton të gjithë operatorët ekonomik të paraqesin ofertat e tyre sipas njoftimeve të publikuara.

Në faksimilet e publikuara nga Dogana vihet re se njëri nga ankandet nis nga vlera rreth 2.9 milionë lekë, ndërsa tjetri nis nga pak më shumë se 6 milionë lekë.

Ankandet nisin në orën 10.00.