Bëhet e ditur se kapitaneria italiane e Kaliarit ka sekuestruar një mjet lundrues të vjetër në të rrezikshëm. Bëhet fjalë për anijen “Gulf River”, me tonazh 3612 tonë, prodhim i vitit 1981. Kjo anije mallrash e bregëzuar në portin e Sant'Antioco-s do të ngarkonte kripë me destinacion portin e Durrësit, njoftojnë burime mediatike italiane.
Vjetërsia 38-vjeçare e anijes, tipologjia dhe faktorë të tjerë gjenerikë dhe specifikë (ndër të tjera flamuri afrikan i Togos, shoqëria klasifikuese – Regjistri Detar i Vietnamit, performanca e shoqërisë administruese turke – Pasifik Lozhistik Grubu, Stamboll) i kanë përcaktuar automatikisht anijes një profil HRS-je (High Risk Ship – anije me rrezik të lartë).

Pozicioni i anijes “Gulf River” në portin italian Sant'Antioco, 7 mars 2019, pas bllokimit nga kapitaneria e Kaliarit.
Kontrollet konfirmuan 10 parregullsi lidhur me normativën ndërkombëtare të referencës, "prej të cilave," shpjegon Roja Bregdetare, "disa konsiderohen serioze”. P.sh., mosfunksionimi i motorit të varkës së shpëtimit që do të ishte e papërdorshme në rast të braktisjes së anijes nga ana e ekuipazhit, disa mangësi në linjën kryesore kundër zjarrit, mungesa e hidrantëve, si dhe mangësi serioze në mbrojtjen strukturore kundër zjarrit dhe siguria e mjediseve të punës.
Th.M.





