Trupi i dekompozuar i gjetur paraditen e sotme në Currila dyshohet të jetë i seksit mashkull sipas Policisë së Durrësit.

Në një informacion paraprak, blutë e qytetit informojnë se 

Informacion Paraprak

Më datë 07.03.2019, rreth orës 10:30, në lagjen Nr 1, Currila, Durrës, është gjetur një kufomë e rregullt nga ana strukturore por e dekompozuar.

Nga hetimet e para dyshohet të jetë i seksit mashkull dhe nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.