Një tjetër mjek ka rënë pre e dhunës brenda ambjenteve të spitalit. Rasti i fundit është regjistruar sot në spitalin e Lezhës ku është dhunuar mjeku Zef Doda.

Mësohet se mjeku është goditur me sende të forta në kokë nga familjarët e një pacienti, duke e lënë të plagosur.

Fillimisht mjeku ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Lezhës dhe më pas është transportuar drejt spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.

Shkaqet mbeten të paqarta teksa mjeku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.