Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka uruar mësuesit për festën e 7 Marsit përmes një fotoje të shtrenjtë për të.

"Mësuesit e mi dhe të shumë brezave, ju jeni 7 Marsi im! Gëzuar!", shkruan Duka në foton e dy prindërve të tij arsimtarë, babai i tij që nuk jeton më dhe nënën e tij të dashur.

Kujtojmë që politikani Duka për 5 vite ka qenë vetë mësues në Shkollën e Mesme Bujqësore në Manzë, Durrës.