Sipas MeteoAlb, këtë të enjte do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta të cilat do dominojnë orët e para të ditës. Pasditja dhe nata mbeten me kthjellime në zonat e ulëta, por vranësira të shpeshta në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C mëngjesi deri në 23 °C mesdita.
Era do të fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.





