Stormi, vajza e Kylie Jenner, jo vetëm që ka një zyrë, por ka filluar që të punojë për markën e saj.
Në një video të re të xhiruar brenda zyrave të Kylie Cosmetics, Kylie tregoi zyrën e Stormi Webster dhe zbuloi se 3-vjeçarja madje po punon për markën e saj sekrete.
Kylie, e cila mbështet gratë e forta që e kanë frymëzuar në jetën dhe markën e saj të bukurisë, tha se dëshironte të kishte të njëjtin frymë rreth vajzës së saj.
“Stormi ka kaq shumë gra të forta në jetën e saj, nga mund të frymëzohet”, tha Kylie në video. “Unë mendoj se ishte fat për mua, nënën time dhe ekipin tonë që të rrethoheshim nga gra të forta”.
Zyra e Stormi-t duket si një dhomë lojërash, por ajo po bën shumë më tepër sesa thjesht lojëra atje.
“Në të vërtetë, ajo së shpejti do të lançojë një markë të vogël sekrete”, zbuloi Kylie.
Fansat menjëherë filluan të spekulojnë nëse marka e Stormi-t mund të kishte lidhje me Kylie Baby – një kompani e re misterioze që Kylie la të kuptohet në qershor, pasi postoi një foto të Stormi-t me mbishkrimin, “koha e banjës me @kyliebaby”.







