Princi George do të qëndojë larg vëmendjes mediatike. Ky është vendimi i fundit i Familjes Mbretërore pas kritikave për pjesëmarrjen e princit në ndeshjen finale të “Euro 2020”, ku Anglia humbi përballë Italisë.

Princi 7-vjeçar mori shumë vëmendje në mediat sociale pasi u fotografua duke festuar për golin e Anglisë në minutat e para të ndeshjes. Nuk mbetën pa u komentuar as reagimet e fiksuara me foto të Princit George ku shfaqej nervoz pasi Anglia humbi një penallti ndaj Italisë.

“Disa ishin kritikë për të veshur një këmishë dhe kravatë si babai i tij, gjë që ishte shumë e ashpër. Ai ka qenë shumë i popullarizuar, por unë mendoj se ata do të përpiqen ta mbajnë atë pak larg vëmendjes. Ata janë shumë të vetëdijshëm për këtë. Fotografitë me William ishin të shkëlqyera kur po festonin për atë moment shumë të shkurtër.”, i tha gazetari Robert Jobson “Sunrise”.