Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë në mesin e personave të helmuar në Deçan.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Haradinaj i ftuar në “Kanal 10” në Kosovë, ku ka zbuluar se ka shfaqur disa probleme shëndetësore, por jo të rënda.

“Të them të drejtën nuk kam pasur simptoma të mëdha, kam pasur pak por jo të mëdha. Fëmijët e motrës Antigonës, po u prekën rëndë. Shumë të afërm. Nuk është diçka që shpjegohet si gjendje”, tha ai.

Ndërkohë duke folur për situatën në Deçan, Haradinaj tha se paraqitet disi më qetë dhe se është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore.

“Është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore që jep shpresë se do të ndërpritet kjo gjendje. Situatë mjaft e çuditshme dhe jo e zakonshme. Sidomos dy ditët e para kanë qenë të rënda. I kam parë njerëzit duke vuajtur e veçanërisht ishte e dhimbshme t’i shohësh fëmijët duke vuajtur.”

Prej një javë Deçani është në gjendje emergjente, ndërsa numri i të helmuarve ka shkuar mbi 1500. Shkaqet e helmimit nuk dihen ende, ndërsa paraprakisht u dyshua se shkak ishe uji, ku nga analizat rezultoi se janë identifikuar bakterie të cilat japin indikacione për kontaminim të ujit të pijshëm, por ende nuk ka një rezultat përfundimtar.