Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Shkak për këtë vendim është bërë sërish mungesa e avokatit të Llallës.

Mësohet se ndaj avokatit Sokol Hazizaj është vendosur një gjobë prej 20 mijë lekësh nga gjyqtarët ndërsa është caktuar 29 korriku si data e seancës së radhës ndaj ish-kryeprokurorit.

Ky i fundit u dënua më 20 maj me 2 vite burg dhe me 5 vite heqje e të drejtës për të kandiduar në funksione publike.

Gjithashtu, gjykata vendosi për sekuestrimin e mbi 20 mijë metra katrorë tokë në pronësi të ish-kryeprokurorit dhe një apartamenti në Durrës.

Sipas gjykatës, Llalla nuk ka pasur burime të ligjshme. Ai u hetua edhe për pastrim parash, por në fund u dënua vetëm për fshehje të pasurisë.