Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve nga 2133 testime të kryera janë regjistruar 8 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ndërsa sot janë 32 persona të shëruar nga COVID-19, ndërkohë që numri i rasteve aktive është 108.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.503 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270.641 doza të vaksinës.