Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është marrë i pandehur nga Prokuroria e Tiranës për çështjen “Babalja”.
Mësohet se Salianji është thirrur të paraqitet të premten më 8 mars në një seancë gjyqësore pasi prokuroria e akuzon ish-deputetin për kallëzim të rremë.
Prokuroria ka dyshime se Ervin Salianji është i përfshirë në fabrikimin e një audio-përgjimi ku implikonin vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafajt, Agron Xhafajn, si të përfshirë në trafik droge. Në këtë audio-përgjim janë të përfshirë Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja”, dhe Fredi Alizoti.





