Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi në një intervistë për Ora News është shprehur se po diskutohet mundësia e djegies së mandateve edhe nga kryebashkiakët e opozitës.

Ademi tha se do mbështesë çdo vendim të Partisë Demokratike.

"Është një proces në diskutim por si anëtare e PD do mbështes çdo vendim. Opozita mori vendimin ekstrem të djegies së mandateve pasi nuk kishte zgjidhje tjetër. Vendimi u mor në një situatë të rëndë ekonomike dhe politike, ndaj njerëzit kanë dalë në shesh. Kryeministri e njeh Shkodrën mirë ndaj edhe i trembet. Shkodranët janë njerëz  të lirë, nuk marrin urdhra nga ne."