Një i ri shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në lagjen “Agios Dimitrios” në Athinë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës, teksa motori me të cilin udhëtonte viktima u përplas nga një makinë.

Sipas mediave greke, shqiptari që humbi jetën është 21 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Drejtuesi 51-vjeçar i makinës që përplasi motorin, u shoqërua nga autoritetet policore për t’u marrë në pyetje.