Dëshira e madhe për të ngrënë mund të vijë nga mungesa e gjumit. Një studim i publikuar në revistën Journal of Neuroscience tregon se ekziston një lidhje midis mungesës së gjumit dhe dëshirës për të konsumuar gjithnjë e më tepër ushqim të shpejtë.
Studimi u krye mbi 32 pjesëmarrës të cilët konsumuan të njëjtat ushqime dhe u ndanë në dy grupe të ndryshme, ata që flinin mirë dhe ata që rrinin pa gjumë. Rutina e tyre u monitorua nëpërmjet testeve të sheqerit në gjak, testet e hormoneve dhe intervistat për të përcaktuar se si ndiheshin në lidhje me ushqimin.
Rezultatet treguan se pjesëmarrësit e privuar nga gjumi ishin të gatshëm të paguanin më shumë për një ushqim të shijshëm, por jo të shëndetshëm, sesa ata që ishin të çlodhur.