Nga Bledian Koka

Qarkullon nje histori e cila ka si personazh ish kryeministrin Aleksander Meksi. Nje burre i nderuar, e nje kryeminister i mencur qe udhehoqi proceset me delikate shtetformuese te Shqiperise ne kapercimin nga regjimi komunist drejt ekonomise se tregut, permes veshtiresive te nje shoqerie te papergatitur per ta perftuar ne menyren me te mire kete proces.

Nje nga vendimet me delikate qe ai mori gjate qeverisjes se tij gati 4 vjeçare, ishte ajo e indeksimit te çmimit te bukes qe si pasoje inflacionit ne vitin 1993, brenda nates nga 40 lek te vjetra, te nesermen do te kushtonte 400 lek te vjetra.

Imagjinoni pak ne nje vend ku ende pagat varionin deri maksimumi 10-20 mije lek te vjetra ne muaj, ky cmim i bukes ishte tejet i rende per xhepat e shqiptareve. Ate nate kryeministri Meksi nuk fjeti tere naten, thone. Si nje shtetar i vertet e i ndergjegjshem, (jo si njeri qe ta ben kopilin, ta le ne dere e me pas ca ferren) qendroi ne zyre dhe nuk fjeti asnje cast. Priste qe te nesermen para zyres se tij, shqiptaret ti vinin ne proteste e ta ngrenin kryeministrine (pa kerpudhe asokohe) zgupthi. Nga ora 8 e mengjesit, pas nje dremitje te shkurter, kryeminister i stermunduar aq sa nga pesha e fajit per nje vendim te paevitueshem, po aq edhe nga pagjumesia doli ne dritaren e zyres ku sot bujt Edi Rama dhe pa… Bulevardi "Deshmoret e Kombit" ishte bosh, pos ndonje cifti dashnoresh qe kalonin aty pari dhe shkonin tek kodrat e Liqenit. Dielli llamburiste me gjithe fuqine e vet, ndersa paqja sociale dukej se nuk kishte ndermend te prishej deri nga ditet e para te marsit 1997.

Ne ate cast thone se Leka (sic e njohin miqte) pati dy mendime te kithta me njera-tjetren. E para ishte, lehtesimi qe proteste nuk kishte. E dyta ishte trishtimi ndersa psheretinte me syte e skuqur qe i kapsalliteshin prapa syzeve te tij te pandara: Lum ai qe do ta qeverise kete popull:(

p.s…Pas ketij mendimi, Leka soditi edhe pak nga dritarja e tij kryeministrore dhe vazhdoi punen…, edhe per 3 vite te tjera.