Mbrëmjen e së dielës, do të luhet kryendeshja e javës së 26-të në Serie A, ku përballë do të vihen Napoli dhe Juventusi.
Diferenca në tabelën e klasifikimit është plot 13 pikë, por një fitore e ekipit të Ançelotit mund të rihapë kampionatin.
Pikërisht ky i fundit, ka folur për mediat, teksa përveçse Juventusit ka diskutuar dhe për disa tema të tjera.
JUVENTUSI DHE RONALDO
"Tabela e klasifikimit nuk gënjen, është meritë e Juventusit dhe faji jonë njëkohësisht. Ronaldo është shumë i motivuar dhe i fokusuar në atë çfarë bën. Është gjithnjë i njëjti, nuk ka nevojë të flasësh shumë për të. Është një nga ata lojtarë që ia vlen ta dëgjosh."
RIVALITETI –
"Napoli është i aftë të rivalizojë me Juventusin, ndryshe nuk do të vija këtu. Herët apo vonë ne do të fitojmë, jam i sigurt për këtë."
ANÇELOTIZMI
"Është diçka që nuk ekziston. Jam i interesuar për të pasur një ekip që mund të bëjë gjithçka. Vetëm kjo më duhet."
NAPOLI SI MILANI I DIKURSHËM
"Grupi këtu është më pak i formuar se grupet që kam pasur te Reali, Bajerni apo Çelsi dhe mund të kem më shumë impakt te lojtarët. Më kujton Milanin, plus De Laurentis është i ngjashëm shumë me Berluskonin. E menaxhon ekipin si një familje e madhe dhe e ndjej veten pjesë të familjes."





