Bianconerët’ të dielën në Serie A takohen me Napolin, ku do të kërkojnë fitoren për t’i dhënë ‘goditjen’ e fundit garës për titull.
Por, për këtë ndeshje, Juventus mund të mos llogarisë shërbimet e Cristiano Ronaldos, i cili ka pësuar një lëndim në përballjen e fundit kundër Bolognas.
34-vjeçari ka probleme me kyçin e këmbës, gjë e cila mund t’i pamundësojë paraqitjen në super-sfidën e javës në Serie A. Ndeshja mes Napolit dhe Juventusit luhet ditën e diel në orën 20:30.





