Sërish tension në protestën e opozitës përpara parlamentit. Turma po tenton të çajë kordonin e policisë për të hyrë brenda.

Te protestuesit më të papërmbajtur është afruar edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe deputeti Klevis Balliu që janë përpjekur t’i qetësojnë.

Në momentin kur protestuesit çanë kordonin e parë të policisë, u përdor gaz lotsjellës për t'i larguar. Më pas efektivët e RENEA-s që ndodheshin disa metra më tytje, si kordon i dytë, kaluan në kordon të parë.