Me të drejtë i nevrikosur dhe i mërzitur. Luciano Spalletti nuk e fshehu zhgënjimin në fund të sfidës Fiorentina-Inter që përfundoi në barazim 3-3. Gjyqtari Abiso bëri si deshi vetë dhe pavarsisht se i pa disa herë pamjet në VAR, akordoi në sekondat e fundit të shtesës një penallti inekzistente në favor të skuadrës vjollcë.

Të gjithë moviolistët në Itali e konfirmuar që penalltia jo që nuk ishte pasi D’Ambrosio e preku topin me gjoks por disa sekonda më parë në të njëjtin aksion Chiesa shkaktoi faull ndaj mbrojtësit të Interit. Në intervistën e tij për Sky Sport, Luciano Spalletti u kap dhe me gazetarët duke shprehur gjithë inatin e tij, madje edhe trajneri i Fiorentinës Pioli e pranoi që nuk ishte penallti.

Gjithsesi ky vendim do të mbetet në ndërgjegjjen e Abisos që në Fiorentina-Inter po të mos ishte për sistemin VAR do të kishte bërë masakër dhe pas kësaj ky gjyqtar vështirë se do të drejtojë më ndeshje të Serie A në këtë sezon. Në intervistën Spalletti la të kuptohej se gjyqtari donte ta dëmtonte Interin edhe për atë penallti shumë bujare që iu dha në ndeshjen e fazës së parë ndaj Fiorentinës.

“Është një rast i qartë. Topi preku gjoksin. Nuk ka nevojë për hipoteza të tjera këtu. S’ka asnjë dyshim. Topi prek gjoksin qartazi. Secili prej nesh i përsëritjet e VAR. Topi preku gjoksin”.

PENALLTIA E INTERIT – “Në rastin e penalltisë sonë, lojtari i Fiorentinës e ngriti krahun lart pa asnjë shkak. Në rastin tonë ishte kontakt në gjoks, nuk e preku kurrë krahun, kurrë. Këto janë rezultate vendimtare për arritjen e objektivave që ne kemi si klub”.

ARBITRI – “Nuk fola me arbitrin, pasi çfarë mund të më thoshte ai. Mos do më thoshte se topi kapi krahun kurrë qartazi nuk e preku. Këtu nuk kemi të bëjmë me një situatë me “nëse” ose “por”, është e qartë, ashiqare.”