Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka folur rreth interesimit të SHBA-ve për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Në një intervistë për TV “Happy”, Daçiç tha se Trump një zgjidhje të përhershme për politikën e jashtme, e cila nuk mund të arrihet pa Serbinë.
“Trump është i interesuar për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Trump dëshiron të ketë një sukses në politikën e jashtme dhe që kjo zgjidhje të jetë e përhershme, nuk mund të arrihet pa Serbinë”, ka thënë Daçiç për TV “Happy”.
Në fjalën e tij, Daçiç tha se Trump e ka kuptuar se problemi i Kosovës nuk zgjidhet pa një marrëveshje me Serbinë. Sipas tijk, një gjë të tillë e kanë kuptuar edhe shqiptarët, si dhe disa vende evropiane.
"Tani është një moment i përshtatshëm, Amerika është në nxitim për shkak të zgjedhjeve. Mogherini po nxiton. Nga ana tjetër, ata që nuk duan një zgjidhje, ata nuk po nguten", ka thënë Daçiç, duke iu referuar Prishtinës zyrtare.
Ai gjithashtu ka pohuar se nëse Joe Biden vjen në krye të SHBA-ve, atëherë “punët ndoshta do të vështirësohen për Serbinë”.
“Nëse ai kthehet (ish-nënpresidenti demokrat Joseph) Biden nuk e di se si do të ndikojë në Serbinë, sepse në Prishtinë ka bulevard me emrin e tij”, tha Daçiç.