Volejbollistja shqiptare e talentuar, Erblina Bici, vetëm 2 javë më parë, fitoi Kupën e italisë me skuadrën e saj Igor Volley Novara, duke arritur kështu një trofe të madh në karrierën e saj. Por, ditën e djeshme, volejbollistja e Kombëtares ka marrë ndoshta dhuratën më të bukur në jetë.
Teksa ishte në parket për ndeshjen e fundjavës, ndaj Bisontes, ekipi i Bicit fitoi pastër me sete, 3-0, por ajo u shtang kur pa partnerin e saj, basketbollistin Diti Mara, i cili në fushë i propozoi për martesë, i ulur në gjunjë, me unazën dhe me një tufë lule në dorë.
Era Bici duket mëse e lumtur, dhe me puthjen e dhënë partnerit të saj, përgjigja ka qenë e qartë, Po!





