Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në një intervistë të fundit ka zbuluar se nesër do të mbajë takimin me partnerët e koalicionit. Zaev tha se të hënën do të ketë takim me BDI-në që të bisedojnë rreth kandidatit të përbashkët për president dhe më pas do të vazhdojnë takimet edhe me partitë tjera shqiptare në pushtet dhe në opozitë.
“Besoj se do të gjejmë zgjidhjen e përbashkët ose disa zgjidhje të përbashkëta pasiqë të gjithë duam të japim kontribut.
Më pas kam takim edhe me një parti shqiptare e më pas dhe me dy tjera shqiptare nga opozita, besoj se do të mirëkuptohemi që të bashkangjitemi shumë parti politike pas një emri të vërtetë që do ketë më shumë shanca të fitojë”, ka thënë ai.