Klaudia Pepa tërheq gjithnjë vëmendjen me postimet në Instagram dhe kështu ndodhi edhe mbrëmjen e djeshme kur për Shën Valentin balerina e famshme shqiptare postoi një foto shumë romantike.

Klaudia shfaqej në vaskë, e rrethuar me tollumbaca të kuq në formë zemre dhe menjëherë u përfol se Shën Valentini e gjeti çift.

Mirëpo në një prononcim për "Revista Class", Klaudia ka treguar se nuk ka trokitur ende një dashuri e re në jetën e saj.

"Çështja e fotos ishte ide e imja, pasi ishte thjesht sa për Instagram. Kështu bëjnë shumë influencer të njohur në mbarë botën në raste festash apo tematikash të veçanta, ndaj dhe unë veprova njësoj", është shprehur Klaudia.