Një pushues nga Polonia ka treguar momentin kur e kanë kuptuar që në hotelin “Brooklyn” në Vlorë, ku po qëndronin kishte rënë zjarr. Gjatë një prononcimi për mediet, pushuesi u shpreh se nuhatën diçka të çuditshme gjatë natës dhe dëgjuan të bërtitura.

Më tej, ai ka shtuar se për t’i shpëtuar flakëve, është hedhur nga dritarja dhe kanë thirrur për ndihmë. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit.

“U zgjuam natën, nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura. U hodhëm nga dritarja, thirrëm për ndihmë. Kaq. Jam nga Polonia. Ora ishte rreth 4 e mëngjesit”, thotë djali.