Janë identifikuar tashmë 14 viktimat nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Laskarcë. Gazeta Koha raporton se pjesa më e madhe e viktimave janë të rinj, nën 30 vjeç, ndërsa bëhet fjalë për administratorë dhe studentë nga Gostivari dhe rrethinat.
1-Rametulla Abdurraimi
2-Valdete Hamiti, (1989), nga Debreshti i Gostivarit, nënë e dy fëmijëve të mitur
3-Jovica Tërpevski, djali i deputetit Bllagojçe Tërpevski nga Gostivari
4-Besim Kamberi nga fshati Senakos i Gostivarit
5-Onur Sadiku, 19-vjeçar nga Gostivari
6-Esat Emruli nga Gostivari
7-Ajdin Ismaili, 19 vjeç nga Gostivari
8-Besim Fetai nga Vrapçishta
9-Bejza Uzeiri nga Banjica e Poshtme
10-Zoran Davidovski (1981), punonjës në Qytetin e Shkupit
11-Tërpana Janevska, pensioniste nga Gostivari
12-Boban Avramovski, student i FON-it
13-Dejan Ristevski, i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë
14-Pavle Kostoski, nga Gostivari, i sapo diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup.