Gripi A shënoi 17 të vdekur javën e kaluar në Greqi, nga një numër i përgjithshëm prej 56 personash të vdekur nga virusi që prej tetorit në vend, njoftoi sot qendra greke e epidemiologjisë (Keelpno).

”Situata e gripit në Greqi mbetet në një nivel të lartë, lloji i virusit që po dominon është ai i Α(Η1Ν1)”, sipas një komunikate të Keelpno-s, institucion në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.

Javën e kaluar mes periudhës 6 dhe 10 shkurt u shënuan gjithsej 149 raste të gripit, nga të cilat 99,3% ose 119 raste ishin të tipit A, 101 raste ishin Η1Ν1 dhe pjesa tjetër Η3Ν2, përcjell Atsh.

”Gripi A është aktualisht mjaft i përhapur në të gjithë Europën dhe më të rrezikuar janë personat e moshuar apo ato me sëmundje kronike’’, u shpreh për median Sotiris Tsiordas, pedagog në Universitetin e Athinës specialist i infeksioneve.