Dita e Shën Valentinit e cila festohet në të gjithë botën, është festuar nga çifte të shumta edhe në Durrës. Një pjesë e të dashuruarve të qytetit bregdetar, në këtë ditë simbol, zgjodhën të shëtisin në shëtitoren “Taulantia”.

Të kapur dorë për dore e krah për krah, çiftet shkëmbyen dhuratat surprizë për njëri-tjetrin, ku dominojnë lulet.

Mirëpo 14 Shkurti, nuk është një ditë që pritet të festohet vetëm nga të dashuruarit por edhe nga shitësit ambulantë të cilët dominojnë rrugët e qytetit me produktet që iu sërvirin kalimtarëve, të dashuruar me dikë apo me vetë jetën…

Ndjekim pamjet: