Numri i viktimave ka arritur në 13, ndërsa rreth 40 persona të tjerë janë shtruar në Spitalet e Shkupit pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë.
Këtë e konfirmoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e parë për media pas aksidentit .
Shkaqet ndonëse nuk dihen akoma, por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs, në fshatin Llaskarcë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Ndërkohë drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike në Shkup, Ilir Asani ka konfirmuar se që nga ora 18:30 gjithsej 5 pacient janë transportuar ne spitalin “Nënë Tereza” prej të cilëve 4 janë në gjendje të rëndë kritike, mes tyre edhe një grua shtatzënë.