Një autobus ka humbur kontrollin në autostradën Shkup-Tetovë.  Mësohet se 8 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 janë dërguar në spitalin e Shkupit për t’u trajtuar.

Autobusi ka dalë nga rruga në fshatin Llaskarcë, pas pikë pagesës së parë. Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës. Si pasojë, autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17:00. Fillimisht u raportua për 6 viktima por numri i tyre është rritur, konfirmoi zv. Ministri i Brendshëm Agim Nuhiu.