Një ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës (APD), Agron Tare priti një grup biznesmenësh nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të interesuar për kapacitetet përpunuese të portit të Durrësit si dhe për zhvillimet aktuale të tij. 

Izzat Dajani, në emër të përfaqësuesve të biznesit arab, u ndal në mundësitë e bashkëpunimit të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) përmes portit më të madh të Shqipërisë, njoftoi zyra e shtypit e APD-së.