Mijëra njerëz kanë protestuar në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë të shtunën në mbrëmje, duke shënuar kështu dhjetë javë të presionit ndaj presidentit Aleksandar Vuçiç, me kërkesën për dorëheqje.
Protestat po zhvillohen nën moton “#1nga5milionë”, një thirrje që u vendos pasi Vuciç, vitin e kaluar kishte thënë për protestat e qytetarëve se ai nuk do të tërhiqet edhe nëse dalin 5 milionë persona.
Protestës në kryeqytet iu bashkangjitën edhe studentët e Universitetit të Beogradit, të cilët bënë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Edukimit, Mladen Sarceviç.
Muajin e kaluar, Sarceviq ka përshkruar një grup të profesorëve universitarë që kanë përkrahur këtë lëvizje kundër presidentit si të “papeshë”.
Protestuesit po e akuzojnë presidentit Vuçiç për shkelje të lirive demokratike, kontrollë ndaj mediave si dhe për goditjet ndaj kundërshtarëve politikë. Vuçiç ka mohuar këto akuza. Protestat u ndezën kur një grup njerëzish sulmuan me dhunë politikanin opozitar, Borko Stefanoviç në Nëntor të vitit të kaluar. /REL