Drejtoria e Përgjithshme Detare bën me dije se moti do të përkeqësohet gjatë fillimit të javës veçanërisht në zonat bregdetare dhe në det të hapur.
Në njoftimin e saj, Drejtoria Detare iu bën thirrje të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën detare për kujdes të shtuar.
Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare
Kujdes moti ne det serish perkeqesohet, per kete arsye :
Drejtoria e Pergjithshme Detare informon lundertaret dhe pronaret e mjeteve detare, operatoret ne portet e RSH dhe hapesiren detare, qe diten e hene 11 shkurt 2019, bregdeti yne do te perfshihet nga erera me shpejtesi deri 60 km/h nga drejtimi Jug-JugPerendim forca detit 7 shkalla Boufort ne det te hapur.
Te gjithe subjektet qe ushtrojne veprimtari ne fushen e detarise te marrin masa per sigurimin e mjeteve ne porte dhe te rritet shkalla e gatishmerise.
Siguria juaj eshte e rendesishme per ne!





