Pas konfirmimit të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, Komisioni qëndror i Zgjedhjeve ka bërë me dije vlerën për çdo fletë votimi që do të marrin katër partitë që arritën të merrnin mandate parlamentare.

Vlera e një vote përllogaritet nga fondi total i alokuar nga buxheti i shtetit për partitë në zgjedhje në pjesëtim për numrin total të votave të vlefshme për vetëm ato subjekte të cilat kanë siguruar jo më pak se 1 % të votave në rang vendi.

Sipas KQZ-së, vlera e një vote nga përllogaritja është 85 lekë.

1. Partia Socialdemokrate (PSD) 35,475 vota/ 2,2479%

2. Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) 107.538 vota/ 6,8143%

3. Partia Demokratike “Aleanca për ndryshim” (PD-AN) 622.187 vota/ 39,4259%

4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 768.134 vota/ 48,6741%

Gjithsej vota të vlefshme 1.533.334 vota

FORMULA E PËRLLOGARITJES

Vlera në para e një vote të vlefshme, duke pjestuar fondin e përgjithshëm të miratuar, me numrin e përgjithshëm të votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje, që kanë marrë jo më pak se 1% të votave të vlefshme në shkallë vendi.

Sipas KQZ-së, fondi i miratuar për zgjedhjet e 25 prillit për partitë politike ishte 130 milionë lekë të reja. Kjo shifër do të pjesëtohet me numrin total të votave të vlefshme që kanë marrë partitë të cilat siguruan mbi 1% të votave në rang vendi. Në rastin e 25 prillit ishin 4 parti që siguruan më shumë se 1 % të votave.

Fondi total për partitë pjesëtim për numrin total të votave e barabartë me vlerën e një vote.

130.000.000 lekë të reja fondi për partitë /  1.533.334 vota të vlefshme nga 4 partitë   =  me 84,78 lekë (85 lekë)

Kundër këtij vendimi, mund të ankimohet brenda 3 ditësh nga shpallja e saj. Në çdo zgjedhje, vlera e secilës votë publikohet brenda 10 ditëve nga konfirmimi i rezultatit zyrtar.