Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet të Rënda që pranon gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin, i akuzuar për vrasjen e katër policëve, gazetarja e kronikës Anila Hoxha, thotë se pret hakërrimin e zyrtarëve të lartë.
Postimi i Anila Hoxhës:
“Pres hakërrimin e ministrit te brendshëm. Pres hakërrimin e drejtorit te përgjithshëm te policisë se shtetit!!! Te kujtdo dreqi qe është ulur neper karrige shteterore dhe as qe i behet vone se sa vlen jeta e nje polici. Sepse jeta e nje polici nuk vlen perderisa i nxirrni neper aksione te tradhetuara, i dekonspironi dhe i vrisni ne menyra gjithfaresh. Disa i vrisni duke mos i motivuar. Disa i vrisni duke i pezulluar nga detyra. Disa duke ju kerkuar llogari pse nuk ju pershendeten ne menyre ushtarake. Disa se i quani trupe dhe flote kur ata jane efektive te policise. Disa vriten pak nga pak. Disa vriten brenda nje casti. Dhe disa rivriten.
Rip deshmoret e atdheut:
Fatos Xhani
Altin Dizdari
Saimir Duckollari
Kastriot Feskaj.