E keni pyetur ndonjëherë veten përse të gjitha gratë japoneze kanë një trup perfekt, të tonifikuar dhe lëkurë të pastër.

Po të bëni vetëm një kërkim të vogël në internet për to, do të zbuloni një ritual që ato e ndjekin çdo ditë, i cili i ndihmon që të mbajnë trupin në formë.

Ato konsumojnë çdo ditë një gotë ujë esëll, sapo zgjohen nga gjumi. Sipas disa studimeve, kjo praktikë e thjeshtë siguron rezultate pozitive pavarësisht gjendjes shëndetësore.
“Rezultatet ishin thjesht të jashtëzakonshme” tregojnë personat që e kanë provuar këtë teknikë.

Fillova të ndihesha më e freskët dhe e shëndetshme
Disa ditë pasi fillova të konsumoj ujë në mëngjes, fillova të ndihesha më e lehtë. Mund ta ndieja që trupi po detoksifikohej më lehtë.

Metabolizmi u përmirësua
Kjo praktikë e bëri dietën time më të lehtë. Nuk e ndieja më urinë që më ngacmonte çdo orë. Dëshira për të ngrënë ushqime të shpejta pas çdo vakti u zhduk dhe kisha më shumë energji.

Më ndihmoi të dobësohesha
Përveçse ndihesha më pak e uritur, fillova të bie edhe në peshë. Po ashtu, shtimi i energjisë më motivonte të stërvitesha edhe më shumë.

Nuk kam më djegie në stomak
Më përpara kisha probleme me tretjen dhe refluks acid. Pasi fillova të konsumoj ujë çdo mëngjes, ky problem u zhduk dhe nuk e ndiej më parehatinë e tmerrshme pas çdo vakti.

Pamja ime e jashtme u përmirësua
Nuk do të gënjej. Njerëzit më kanë thënë gjithmonë se dukem më e vjetër seç jam, shkruan Shendeti. Qëkur nisa terapinë me ujë, rrudhat në fytyrë kanë filluar të pakësohen dhe lëkura duket më e shëndetshme, më e butë dhe më e shndritshme.

Flokët filluan të dukeshin më bukur
Flokët më binin shumë, prandaj i prisja dy herë në muaj. Pasi fillova të konsumoj ujë çdo mëngjes, flokët jo vetëm që filluan të rriteshin shëndetshëm, por morën edhe një shkëlqim të jashtëzakonshëm.

Nuk kisha më infeksione të traktit urinar

Trajtimi me ujë e zgjidhi këtë problem me mirë se çdo antibiotikë. Tani nuk ia kam më ato ndjesitë e dhimbshme të djegies.

Nuk jam sëmurur për një kohë të gjatë
Ky ritual i thjeshtë ka përmirësuar sistemin imunitar. Vetëm duke pirë ujë me stomakun bosh më ndihmoi të përballoj sëmundjet pa pasur nevojë që të marrë ilaçe.